Këlyshët e tigrave të rrezikuar Sumatranë dalin në publik për herë të parë në kopshtin britanik (fotot)

by admin
Spread the love

Dy këlyshë të vegël tigrash indonezianë nga Sumatra shiheshin sot duke luajtur në bar pasi dolën për herë të parë nga foleja e tyre në kopshtin britanik të Chester.

Dy këlyshët femra “Alif” e “Raya”, kanë lindur në janar dhe tashmë kanë nisur të eksplorojnë botën e jashtme.

Kujdestarja Dayna Thain tha se është një privilegj të shikosh të rriten këlyshët e një specieje që është e rrezikuar në botën e jashtme, si pjesë e programit për shtimin e numrave të tyre.

Tigrat Sumatranë janë më të vegjlit e gjashtë specieve të njohura të tigrave dhe kanë membrana mes gishtave të putrës, cka i bën ata notarë të mirë.

Ata kanë gjithashtu pika të bardha në veshët e tyre që ngjajnë si “sy” dhe i bën të duket si vigjilentë edhe nga prapa.

Zyrtarët thanë se këto kafshë janë pre e gjuetisë ilegale që lakmon lëkurën e tyre, kockat e dhëmbët që shiten ilegalisht për bestytni shëruese në Azi.

Tigrat ‘Sumatranë’ gjendeshin më parë në të gjithë ishujt e Indonezisë ndërsa tani në gjendje të egër kanë mbetur vetëm 400 deri në 500 individë, kryesisht në ishullin Sumatra, që është më i madhi.

Sumatra strehon gjithashtu disa nga kafshët më të rralla në botë si rinocerontë, urangutangë e elefantë.