Keith konfirmon ndarjen nga Adriana: Ajo është e mrekullueshme

by admin
Spread the love

Adriana Matoshi dhe Keith janë ndarë përfundimisht. Lajmin e ka konfirmuar futbollisti në një prononcim për Prive ku veç të tjerash pati edhe një mesazh.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”,-është shprehur ai.

Çifti është përfolur për ndarje prej javësh, por lajmi u konfirmua vetëm tani. Ata janë ndarë gjatë kësaj jave dhe tashmë nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, gjithashtu, kanë fshirë fotot e përbashkëta./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like