Ke ardhur me ide të qarta, bashkë flasim kur mos të kesh imunitet

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane është një nga tre banorët e rinj që është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e së martës. E duket se gazetari ka hyrë në shtëpi me një qëllim të qartë: të merret me Luizin.

Kështu, Bledi nuk ka humbur kohë, por ka nisur të merret me këngëtarin që në natën e parë kur ai është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother, teksa gjeti mundësinë që të fliste me të dhe ta provokonte, duke i folur rreth basteve e bixhozit.

Por, Luizi duket se ka kuptuar diçka, duke mos rënë pre e Bledit, teksa ditën e sotme ai i ka plasur gazetarit në sy atë çka ai mendon për të.  “Një njeri, i cili ka një karrierë, emision të vetin dhe vjen në mes të “Big Brother”, unë mendoj që t’i ke ardhur me një qëllim dhe me ide të sakta”, u shpreh Luizi.

Ndër të tjera, Luizi i tha Bledit se imuniteti prej dy javësh është falë tij dhe arsyen nuk e thotë dot brenda, por kur të dalë jashtë shtëpisë. “Pandaj unë për dy javë do të them mirëmëngjes dhe natën e mirë. Kur te hiqesh nga imuniteti, futemi në lojë”, i tha ndër të tjera Luizi Bledi Manes.

You may also like