KDI: MSh-ja paguan 280% më shtrenjtë 1gr Paracetamol për injeksion në krahasim me vlerën e tregut me pakicë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1gr për injeksion me çmimin prej 3.80 EURO për njësi. Ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë shitet me një çmim rreth 1.00 EURO për njësi, bën të ditur gjetjet e Institutit Demokratik të Kosovës.

KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje #Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkoj llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës.   

“Në vazhdim, KDI i bënë thirrje edhe Kuvendit të Kosovës, Komisioni për Shëndetësi dhe Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë UNOPS-it për blerjet e produkteve medicinale”, thuhet në njoftimin e tyre. 

Po ashtu, KDI kërkon nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it.

You may also like