Katër viktima dhe 770 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë kryer 2.043 testime, ndërsa janë regjistruar 770 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 363 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima nga coronavirusi. Një nga Sveti Nikolla (23) dhe Shkup (76). Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima tjerë nga coronavirusi, nga një në Radovish (73) dhe Kriva Pallankë (66). Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 20.06.2022 – 28.06.2022.


You may also like