Katër të vdekur nga përplasja e trenave në ishullin kryesor indonezian Xhava

by admin
Spread the love

Njëzet persona u plagosën në aksidentin e rëndë në zonën Rancaekek.

Të paktën katër njerëz kanë humbur jetën kur dy trenat u përplasën sot pranë qytetit indonezian Bandung njoftonin autoritetet.

Vagonat e përparmë të të dy trenave u dëmtuan rëndë dhe në imazhe dukeshin si mbeturina të shtrembëruara hekuri.

Vagonët pas tyre dolën nga shinat dhe u përmbysën, në binarët që kalonin mes fushave të orizit në perëndim të Xhava.

Katër të vdekurit u raportua se ishin anëtarë të stafit të dy trenave, ndërsa nuk u raprotua për lëndime mes rreth 500 pasagjerëve që udhëtonin në to.

Video nga vendngjarja tregonin  vagonët e shtrembëruar të trenave që ksihin rënë në fushë.

Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit mes trenit ndërqytatas me 287 pasagjerë, dhe një tjetër treni lokal me 191 njerëz në bord.

Në Indonezi aksidentet e rënda hekurudhore kanë pësuar një rënie të konsiderueshme vitet e fundit. Në një studim të 2021 nga eksperti i sigurisë Hardianto Iridiastadi u raportuan vetëm 35 aksidente në të gjithë vendin në vitet 2010 e 2016, që shkaktuan një total prej 55 vdekjesh e 240 plagosjesh, raportonte New York Times.

25 përqind e aksidenteve ishin përplasje trenash dhe pjesa tjetër dalje nga binarët apo shkaqe të tjera.