Katër të vdekur dhe 12 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit. Ndërsa 12 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga 2 mijë e 481 testime të kryera, njofton Klankosova.tv.

Derisa në total numri i personave që ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës është 77 dhe 1 mijë e 157 vazhdojnë të jenë të infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të kurës antiCOVID, ndërsa deri më sot 623.183 qytetarë janë imunizuar me dozën e dytë.

You may also like