Katër të arrestuar në Spanjë për sabotim me vaj në rrugë, të garës kombëtare të çiklizmit (fotot)

by admin
Spread the love

Policia spanjolle tha sot se ka arrestuar katër burra që ishin përgatitur të sabotonin duke lëshuar vaj në një pjesë të autostradës, garën kombëtare të çiklizmit ‘Vuelta a Espana’.

Edicioni i 78-të i garës së njohur përfundon muajin tjetër në Madrid pas 21 etapash dhe  3,153.8 kilometrash.

Oficerët thanë se katër burrat ishin kapur në një zonë pyjore në qytezën e Suria në veri të Katalonjës, teksa ishin përgatitur të lëshonin rreth 400 litra të një lëngu të ngjashëm me vaj motor, nga dy fuçi që kishin vendosur mbi rrugë.

Nga fuçitë zgjateshin tuba të fshehur mes bimësisë, që ishin të vështirë për t’u dalluar, thanë autoritetet, duke shtuar se kishin akuzuar sabotatorët me anëtarësi në grup kriminal, prishje të rendit dhe ‘shkelje mjedisore’.

Sipas raportimeve gjykata e Solsana i ka lënë ata të lirë me kusht edhe pse veprimet e tyre mund të kishin pasoja nga më të rëndat si për sportin ashtu dhe jetët e njerëzve.

Autoritetet nuk thanë se cili ishte motivi i tyre apo nëse ishin të paguar për ta bërë sabotimin nga palë të treta.

Grupe separatiste katalanase thonin se të akuzuarit janë mbështetës të pavarësisë së Katalonjës dhe kundërshtojnë kalimin e garës së La Vuelta në rajonin e tyre, por informacionet nuk kane konfirmim.


Top Channel

You may also like