Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova rezultojnë pozitiv me Covid-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Katër pjesëtarë të Grupit Kumanova janë infektuar me Covid-19. Kjo është konfirmuar nga Fatmir Recica përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook.

Recica ka njoftuar se dje ka bërë testin për Covid-19, bashkë me tre shokët e tij dhe të gjithë këta kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu, Recica njoftoi gjithashtu se vaksinat i kanë marrë dhe tutje bëri thirrje të vaksionhen të gjithë tjerët.

E vaksinën e tretë, Recica njoftoi se do ta marrë shumë shpejt.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të pjesëtarit të Grupit Kumanova, Fatmir Recica:

Sot me daten 03.02.2022

Pasi që dje bëmë Testin për Covid 19 rezultatet e 4 shokve bashkëluftetarve të Grupit kumanovës e Bashkëvuajtësit ton, Sot, dolen pozitiv të gjithë ndihem mirë pa ndonje shqetësim. Ne fakt tri – katër ditet e para ishin të pakendshme, pastaj thuajse gati normal si gjithherë.

Nese shumica e njerëzve e kalojne njejtë këtë pandemi atëher urojë të kalojmë të gjithë sëbashku sa ma lehtë Po duket që vaksinat e kane bërë punen e vet, andaj vaksinohuni edhe me dozen e trete unë për shkak të neglizhences nuk e kam marre dozen e tretë vetëm se oshtë me kërku vullnetarishtë

Me respekt!

Luftëtari i UÇK-së

Fatmir Reçica nga Burgu i Idrizovës, kati par qelia nr.5


You may also like