Katër persona dënohen në Tetovë, u kapën në lokal pa certifikatë vaksinimi

by admin
Spread the love




SPB Tetovë së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbrëmë zhvilluan aksion nga ora 23:00 deri në ora 02:00 të mëngjesit, nga ku do të parashtrojnë denoncim për katër persona të cilët nuk kishin certifikatë vaksinimi gjatë qëndrimit të tyre brenda në lokal.
“Gjatë kontrollit, në një objekt hotelierik janë gjetur dhe me parashtresa përkatëse janë sanksionuar katër persona nga fshatrat Shemshovë, Nerasht, Reçicë e Vogël dhe Xhepçisht, të cilët nuk kishin certifikata vaksinimi kundër Covid-19, kurse dy persona janë kapur pa dokumente identifikimi. Dy personat pa dokumente janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa ndaj objektit hotelierik do të pasojnë sanksione”, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë.


You may also like