Katër karta të rëndësishme janë gati për Allegrin kundër Interit

by admin
Spread the love

Ky sezon nuk i ka dhënë shumë alternativa në formacion trajnerit Massimiliano Allegri për shkak dëmtimeve të shumta të lojtarëve. Juventusi u përball me gjigantët e Psg në Champions League me plot 12 mungesa duke mos i dhënë mundësi të tjera zgjedhjeje trajnerit bardhezi.

Të dielën në supersfidën kundër Interit, 4 lojtarë titullarë kanë shfaqur shenja përmirësimi dhe janë të gatshëm për Juventusin. Bëhet fjalë për Vlahovic, Bremer, Di Maria dhe Chiesa. Ky i fundit u rikthye mbrëmë kundër parisienëve nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për 297 ditë dhe u inkuadrua në 15 minutat e fundit.

Nga minuta e parë kundër zikaltërve pritet të kthehet sulmuesi serb Dusan Vlahovic i cili pësoi një dëmtim vetëm një javë më parë përballë Benficës. Me shumë mundësi i gatshëm do të jetë qendërmbrojtësi Gleison Bremer që u ndal në derbin kundër Torinos. Dhe së fundmi Angel Di Maria është gati pas dëmtimit kundër Maccabi Haifa. /oversport.tv

You may also like