Kategoria e Parë mbyll këtë vit kalendarik, një supersfidë vjen live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Rikthehet në ekranin e Oversport dhe Tibo Kategoria e Parë, që do të luajë aktin e fundit për këtë vit kalendarik. Java e 12-të e këtij turneu do të jetë e ndarë në dy ditë.

Sot do të luhet në Peqin kryesfida e kësaj jave përballja mes Besës dhe Skënderbeut, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Të dyja skuadrat kanë pretendime të mëdha këtë sezon dhe synojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Besa ka fituar 3 nga 4 sfidat e fundit që ka luajtur në kampionat dhe sot përballë një rivali direkt si Skënderbeu synon fitoren e radhës, që ti afrohet akoma më shumë kreut të renditjes. Edhe miqtë nga Korça po kalojnë një moment të mirë dhe në transfertën e sotme në Peqin synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, që të ngjiten përkohësisht në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Sfida Besa-Skënderbeu do të luhet në orën 13:00 dhe do të transmetohet live në Oversport. 6 takimet e tjera të javës së 12-të do të luhen të mërkurën. / Oversport.tv

You may also like