Kategoria e parë, javën e 18-të e mbyll sfida Korabi-Besa

by admin
Spread the love

Bylis pësoi një humbje në Cërrik ndaj Turbinës, ndërkohë që Erzeni ngushtoi sërish diferencën pasi mposhti në shtëpi me rezultatin 3-1 Shkumbinin. Tashmë akti i fundit i Kategorisë së Parë për javën e  18-të i takon sfidës Korabi-Besa që do të nisë në orën 13:30.

Katër ndeshje pa humbje në të cilat tre i ka fitore, e bëjnë Korabin ekipin favorit për të marrë tre pikët. Gjithashtu, presioni për të mbajtur gjallë shpresat për tu ngjitur një kategori më lartë, e dënon atë që ta fitojë këtë takim.

Korabi gjithashtu ka edhe 2 ndeshje më pak, (përfshirë këtu sfidën e sotme) dhe në rast se merr pikët e plota, shkon në -1 nga vendi i dytë.

Nga ana tjetër Besa kërkon të arrijë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme dhe Korabi është një rival i drejtpërdrejtë, më shumë stimul për miqtë që kërkojnë gjithashtu tre pikët në këtë takim, por mos të humbur trenin që të çon në superiore.

Megjithatë, ndeshja e sotme pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja ekipet. /oversport.tv

You may also like