Katastrofat natyrore po pakësojnë ushqimin – Shqip

by admin
Spread the love

FAO: Ndryshimet klimatike po shkaktojnë çdo vit rreth 123 mld Dollarë humbje

Katastrofat natyrore si pasojë e ndryshimeve klimatike shkaktojnë çdo vit rreth 123 mld $ humbje.

Sipas të dhënave të fundit të FAO, organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe agrikulturën, përmbytjet, thatësirat, stuhitë, insketet e dëmshme, krizat shëndetësore dhe luftërat kanë shkaktuar humbje prej rreth 3800 miliard $ në bujqësi e blegtori në 30 vitet e fundit.

Rritja e numrit të fatkeqësive natyrore është domethënëse, ku në vitet 70 numëroheshin 100 të tilla në vit, ndërsa sot numrohen të paktën 400 evente klimatike ekstreme, të cilat ndikojnë në ekuilibrat mjedisore dhe në prodhimin e ushqimit në nivel global.

Në raport theksohen dhe humbjet vjetore, ku përfshihen 69 mln ton drithëra, 40 mln ton fruta perime, dhe 16 mln prodhime blegtorale.

Klan News

You may also like