Katari, i gatshëm të paguante 9 mln dollarë për 50 Cent dhe Eminem – Shqip

by admin
Spread the love

Organizatorët e Kupës së Botës 2022 shpresonin që dyshja të performonte në Katar

50 Cent ka deklaruar se Eminem ka refuzuar ofertën për të performuar me të në Kupën e Botës 2022 në Katar, një bashkëpunim që organizatorët ishin të gatshëm të paguanin 9 milionë dollarë.

Reperi bën me dije se zyrtarët në Katar shpresonin të punësonin dyshen pas super performancës që dhuruan në Super Bowl vitin e kaluar në Los Anxhelos, ku ata u shfaqën përkrah një sërë emrash të njohur të muzikës.

50 Cent bën me dije se nëse ata do të vendosnin të performonin në Katar ai do të merrte 1 milion dollarë ndërsa 8 milionë dollarë do të shkonim për Eminem.

Kupa e Botës e cila u mbajt në Katar u shoqërua nga një sërë polemikash, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, diskriminimin ndaj grave dhe komunitetit LGBTQ, dhe vdekjen e punëtorëve emigrantë që ndërtuan stadiumet ku u zhvilluan ndeshjet.

Klan News

You may also like