Kastriotit i bën mirë pushimi, gjen fitoren e parë sezonale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Formacionet zyrtare:

Kastrioti (4-3-3): Sali; Neziri, Karakaçi, Grgiç, Prodani; Mëllugja; Onanuga, Basha; Greca, Çela, Ajazi
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Zguro, Bajrami, Sadriu, Vitija, Meksi; Agnaldo Moraes, Vangjeli, Mara; Mensah, Berisha

Dy skuadrat janë përballur 4 herë me njëra-tjetrën sezonin e kaluar, nga të cilat krutanët kanë fituar dy, kanë barazuar një dhe kanë humbur po një.

Megjithatë vlen të theksohet se Kastrioti ka marrë dy fitore në Korçë, por nuk e ka mposhtur Skënderbeun në asnjë nga dy ndeshjet e zhvilluara në Kamëz.

Golavarazhi i katër përballjeve të sezonit të kaluar është 5-5. Krutanët nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin, pasi kanë marrë vetëm një pikë në katër javë dhe pozicionohen në vendin e fundit, ndërsa trajneri Ndreu ka shfrytëzuar pauzën për të rikuperuar lojtarët e afruar vonë në merkato.

As Skënderbeu nuk e ka gjetur ende fitoren e parë sezonale, megjithatë ka marrë tre pikë në 4 ndeshje, pasi ka humbur vetëm të parën ndaj Tiranës dhe më pas regjistron tre barazime radhazi.

You may also like