Kastriot Çaushi: Gjithë Italia i ka sytë nga “La Scala” i futbollit, ndiqni Milan-Juve në Oversport

by admin
Spread the love

Kastriot Çaushi, një nga pjesëtarët e skuadrës së “Gran Gol”, ka folur në një lidhej direkte nga Milano në emision “Ti Bo Gol” për të treguar atmosferën në prag të suspersfidës Milan-Juventus, që do të transmetohet live në Oversport në orën 18:00.

“Sot është një ditë e bukur, sepse e gjithë Italia i ka sytë dhe veshët në “La Scalan” e futbollit, pasi luhet një ndeshje e madhe e kampionatit italian Milan-Juve. Ne qëndrojmë në të njëjtin hotel me skuadrën e Juventusit dhe me sa kemi parë, lojtarët dhe stafi janë shumë të përqendruar. Tifozët e të dyja skuadrave qëndronin bashke në sheshet e qytetit, pasi është një ditë feste. Në stadium nis lufta.

Do të jetë një ndeshje e bukur për lojën që bën Milani, por edhe për ato që pretendon Juventusi nga kjo sfidë. Do të ketë disa mungesa në këtë derbi në të dyja kampet dhe do ta bëje ndeshjen enigmatike, që do të zgjidhen në 18.00.

Ekipi Oversport do ta sjellë live nga stadium këtë atmosferë feste, pasi kjo është një ndeshje e madhe. Asnjë fitore në transfertë për Juven? Edhe Pioli nuk ka fituar asnjëherë me Allegrin. Na ndiqni në Oversport 1 në 17:30 dhe shikoni këtë ndeshje të madhe direkt nga San Siro”, tha Kastriot Çaushi. / Oversport.tv

You may also like