Kasami: Nuk i besoj videos, policia të gjejë Kastriot Rexhepin

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, edhe një herë apelon që policia të gjejë deputetin Kastriot Rexhepi. Ai tha se nuk i beson videos së Kastriot Rexhepit, dhe se ajo video është bërë nën presion.

Sipas tij, situata është shumë serioze dhe se policia duhet të ndërhyjë sa më parë për ta gjetur atë. Kasami tha se ai duhet të dalë publikisht vet në opinion për të folur për situatën e tij shëndetësore, dhe atëherë ata kanë për t’i besuar.

You may also like