Karteli i El Chapo braktis tigrin e lidhur në kamionçinë pas ndjekjes nga autoritetet (fotot)

by admin
Spread the love

Megjithëse ai duhet të ketë qe në një zbavitje e zakonshme për krerët e karteleve të drogës në veri të Meksikës, autoritetet u shokuan kur gjetën tigër të gjallë në një automjet pas ndjekjes dhe konfrontimit me armë me narkotrafikantë në rajonin Sinaloa.

Anëtarë të ish-kartelit të gangsterit famëkeq El Chapo kishin braktisur kamionçinën e tyre me tigrin e gjallë të lidhur në karroceri.

Një betejë e ashpër me armë u raportua më 3 prill në fund të së cilës anëtarët e kartelit u larguan, duke braktisur tigrin e racës Bengali në mjetin e tyre, në Culiacan të shtetit të Sinaloa.

Karvani i trafikantëve ishte sulmuar nga forcat e sigurisë meksikane të cilat kur panë tigrin në karrocerinë e pasme të mjetit dyshuan për narko-trafikantë.

Të dyshuarit besohet se i përkisnin kartelit Sinaloa edhe nuk është e ende e qartë se kujt i përkiste tigri.

Anëtarë të Gardës Kombëtare dhe të ushtrisë meksikane tentuan të ndalonin karvanin me tre automjete çdo solli rrjedhimisht përplasjen me armë.

Pak më vonë të dyshuarit u larguan duke braktisur mjetet e tyre, në zonën pyjore aty pranë.

Pamjet e shpërndara online tregonin kamionin me vrima plumbash dhe tigrin çuditërisht të paprekur në karroceri.

Narkotrafikantët njohët për mbajtjen e felinëve të mëdhenj ekzotikë si tregues të statusit të tyre, siç bënte dhe vete ish-kreu i kartelit El Chapo para se të arrestohej e të ekstradohej në SHBA.

Anëtaët e bandës u larguan me vrap nga vendngjarja, duke lënë prapa armët e tyre. Municionet dhe predatorin e zbutur me pamje të mrekullueshme.

Kafsha fillimisht u dërgua në kopshtin zoologjik të Culiacan Zoo por ajo nuk ishte agresive dhe e mësuar me njerëzit prandaj u dërgua në strehën e kafshëve në Ostok.

Zyrtarët thanë se tigri ishte në shëndet të mirë dhe ishte kapur që prej moshës 10-11 muajsh.


Top Channel

You may also like