Karsdorp nuk paraqitet as sot në stërvitje, ndarja me Romën është e paevitueshme

by admin
Spread the love

Tashmë ndarja mes Romës dhe Rick Karsdorp është përfundimtare. Pasi mungoi ditën e djeshme në stërvitjen e skuadrës verdhekuqe, që rifilloi pas një jave pushim, mbrojtësi holandez nuk është paraqitur në as në seancën stërvitore të ditës së sotme, duke konfirmuar se hendeku mes palëve është i madh dhe ndarja duket e paevitueshme.

Duket e pamundur që Karsdorp të udhëtojë me skuadrën në Japoni për turneun që do të marrë jetë nesër. Verdhekuqtë kanë programuar dy ndeshje miqësore kundër Nagoya Grampus në “Toyota Stadium” në 25 nëntor dhe kundër Yokohama F. Marinos në stadiumin “Japan National” në 28 nëntor.

Roma përveçse do të gjobisë lojtarin për këtë sjellje ka vendosur që ta shesë sapo të hapet merkatoja e janarit. / Oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like