Karnavalet Ilire në Tetovë. Memeti: Vetëm të bashkuar mund të ruajmë kulturën

by admin
Spread the love

Për të 15-tin vit me radhë në Tetovë u organizuan karnavalet Ilire, një tradite e vjetër si paralajmërim për ardhjen e pranverës.

Këtë vit defilimin e nisën nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë për të përfunduar në sheshin “Iliria”.

Një i veshur me gëzof të leshtë, tha se kjo është një veshje e vjetër tradicionale për këto karnevale.

“Veshja simbolizon traditën e lashtë Ilire dhe këto veshje nuk kanë të bëjmë me aspektin fetar por kombëtar, siç edhe shihet të gjithë janë të punuara nga leshi dhe realisht maska dhe qeleshja poshtë, këtë veshje që mbajnë unë simbolizon veshjen e plakut, kurse të tjerët simbolizojnë dhe të rinjtë me radhë siç është edhe gëzofi”, tha një pjesëmarrës.

Organizatori i manifestimit Neshat Memeti thotë e këto karnavale kanë për qëllim të përkujtojnë se kush jemi.

“Qëllimi është që populli ynë përmes kulturës sa më shumë që afrohet mes njërit-tjetrit të njohim traditë të njohim kulturën të njohim të kaluarën tinë e cila është jashtëzakonisht e pasur me tradita me kulturë me veshmbathje dhe këtë të mirë që e kemi vetëm armiqtë nuk na duan të jemi të bashkuar, duan të jemi sa më të përçarë, të mohojmë traditën tonë kulturën tonë”, tha organizatori Neshat Memeti.

Ky është viti i dytë që karnevalet kanë zbritur edhe në qytetin e Tetovës, ndërsa përpos banorëve të malësisë, sidomos të fshatit Veshallë dhe Bozofcë, kanë marrë pjesë edhe shoqëri kulturore-artistike si “Xheladin Zeqiri” dhe “Burimet e Sharrit” nga Tetova dhe “Jahi Hasani” nga Çegrani.

You may also like