Karateisti Driton Halimi shënoi 15 vjetorin e karrierës së tij – Shqip

by admin
Spread the love

Ndonëse në moshë 23 vjeçare, megjithatë sukseset dhe karriera e bujshme kanë bërë që karatisti tetovar Driton Halimi, të shënojë 15 vjetorin e karrierës së tij, me një ceremoni solemne në pallatin e kulturës në Tetovës. I lindur dhe I rritur në Tetovë, Driton Halimi, krahas sukseseve në kampionatin vendor ai arriti edhe shumë suksese në arenën ndërkombëtare, duke sjellur medalje të shumta, të cilët suksese Televizioni Koha në vazhdimësi ka raportuar.

Kësisoji, në Qendrën për Kulturë, Dritoni kishte ftuar njerëzit të cilët për gjatë tërë karrierës së tij I kanë qëndruar afër, duke filluar nga familja, trajnerët, sportistët dhe disa institucione, si ato në nivel lokal poashtu edhe ato në nivel qendror.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami nënvizoi se si pushtet lokal do të përkrahë gjithnjë sportistët të cilët na bëjnë krenarë me sukseset e tyre. Në fjalën përshëndetëse kryetari Kasami përgëzoi Driton Halimin për sukseset e arritura në vend dhe në evropë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu theksoi mes tjerash se shprehim respekte për Driton Halimi, i cili për 15 vite me radhë po i promovon të gjitha vlerat e sportit të karatesë për shoqërinë tonë dhe më gjërë.

Në ndërkohë, edhe trajneri i tij Arlind Huseini nga klubi i karatesë Fati u shpreh se sukseset e Dritonit kanë ardhur pas një pune të palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit.

Krahas pjesës protokolare, Dritoni ishte përkudjesur që të ndajë mirënjohje për kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, trajnerët e tij si dhe gazetarët dhe mediat në mesin e tyre edhe për Televizionin Klan Maqedoni. Atmosferë Ëndrra e Halimit është që një ditë të jetë fitues i medaljes olimpike dhe shpresojmë që këtë ëndërr ai ta përmbushë një ditë. /KlanMacedonia/

You may also like