Kapllani: Barazimi rezultati i drejtë, prisja më shumë nga faza ofensive

by admin
Spread the love

Pas sfidës përballë Kastriotit e cila përfundoi me shifrat 0-0, foli edhe tekniku i Erzenit Xhevahir Kapllani. Ai foli në emisionin “TI BO GOL” ku dha edhe përshtypjet e tij për ndeshjen.

“I kënaqur jam, por sot prisja diçka më tepër nga skuadra. Mendoj se mund të bënim diçka më tepër duke parë edhe ekipin kundërshtar. Mendoja se kundërshtari do të kërkonte fitoren dhe do të linin hapësira mbrapa, por ne çeduam në fazën ofensive. Megjithatë, jam i kënaqur me një pikë sepse Kruja është ekip i vështirë.”

ÇFARË NUK SHKOI- “Pjesën e parë vuajtëm pak me pasin e shkurtër. Disa lojtarë nuk ishin në gjendjen optimale. Kishim edhe një mungesë të rëndësishme që e rikuperuam në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e mirë dhe ishim më dominant ndaj kundërshtarit.”

GJYKIMI- “Nuk dua të merrem fare me gjykimin, por kjo ndeshje duhet të ishte gjykuar me një arbitër të UEFA-s sepse në disa momente nuk më pëlqeu. Unë mendoj që arbitri e vonoi shumë kartonin e verdhë. Duhet ta nxirrte pak më herë që të mos krijoheshin edhe probleme gjatë ndeshjes.”

LOJTARËT TITULLARË- “Sepse Amir kishte disa probleme shëndetësore dhe u munduam ta mbanim për pjesën e dytë. Mendoj se Maloku ishte kuotuar për titullar që ndeshjen e kaluar, sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe shpresojmë shumë tek ai djalë. Osmanllari dhe Aliu kanë bërë një superndeshje në ndeshjen e parë dhe do të kontribuojnë në vazhdim”

BARAZIMI- “Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi siç e thash në fillim ne nuk besuam. Por kam një kritik për pjesën e parë duhet të ishte parë më mirë penalltia.” /oversport.tv

You may also like