Kapet në Kosta Rika amerikania e arratisur, e kërkuar për vrasjen e xhelozisë në Texas (fotot)

by admin
Spread the love

Një mësuese e jogas nga Texas, SHBA që kishte qëlluar për vdekje një çikliste profesioniste mes një trekëndëshi mizor xhelozie e dashurie, është arrestuar sot në Costa Rica pas 43-ditë kërkimi ndërkombëtar, thonë zyrtarët.

E arratisura Kaitlin Marie Armstrong, 43 vjeçe, u ndalua dje dhe do të deportohet në SHBA për vrasjen e 11 majit të Anna Moriah Wilson, një çikliste 25-vjecare që kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike me të dashurin e Armstrong, thanë autoritetet.

Çiklistja profesioniste Moirah Wilson, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në qytetin e Austin më 11 maj.

Ajo ishte aty para konkurrimit në një garë, teksa do të stërvitej me kolegun ciklist Colin Strickland.

Wilson më pas nisi një lidhje të shkurtër disa javore me Strickland, kur ajo ishte ndarë nga partneri.

Por e dashura aktuale e Strickland, mësuesja e jogës Kaitlin Armstrong, 34 vjeçe, besohet se kishte mësuar për lidhjen e tyre të mëparshme në fillim të vitit.

E përditshmja lokale ‘Austin American Statesman’ shkruante se “ajo ishte bërë e fiksuar me faktin që e tërbonte nga inati”.

Armstrong është akuzuar tashmë me vrasjen e Wilson dhe një mandat është lëshuar për arrestimin e saj.

Wilson ishte një nga çiklistet më të mira në SHBA për rrugët e paasfaltuara.

Ajo u gjet e vrarë me armë në adresën ku po qëndronte.

Armstrong e Strickland kishin qenë në një marrëdhënie prej tre vitesh ndersa lidhja e shkurtër e burrit me çiklisten kishte ndodhur në një periudhë kur çifti ishin ndarë përkohësisht nga njëri-tjetri.

Dyshja rrjedhimisht u bashkuan përsëri, por Armstrong zbuloi për aventurën e tij dhe përshkruhej se “dridhej nga inati” i xhelozise.

Në këtë kohë besohet se për fat të keq Strickland kishte blerë dy pistoleta 9mm një për vete e një për të dashurën e tij Armstrong.

Kur u gjet trupi i Wilson, u zbulua se ajo ishte qëlluar disa herë me një pistoletë a 9mm.

Testimet ligjore treguan se arma e blerë nga Strickland ishte përdorur për vrasjen e Wilson.