Kapen 20 emigrant në rrugën Gjevgjeli-Shkup, shoferi është arratisur

by admin
Spread the love





Emigrantë nga Kongoja, Kameruni dhe Afganistani janë kapur në autostradën Gjevgjeli – Shkup, ndërsa shoferi është arratisur.

Sipas njoftimeve të MPB-së, në rrugën afër Smokvicës, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi kamionit “Citroen Jumper” me targa të Kumanovës, ndërsa shoferi është arratisur.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 20 emigrantë (18 persona nga Kongo, 1 person nga Kameruni dhe 1 person nga Afganistani).

Emigrantët janë vendosur në një qendër pranimi-transitor për procedim të mëtejshëm dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.







Artikulli paraprakEkskluzive: SHBA e shqetësuar për deklaratat e partive opozitare kundër Planit Evropian




You may also like