Kaos tek Marseille, shkarkohet trajneri Gattuso – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë barazime, tre humbje dhe vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit. Marseille nuk po ecën aspak mirë në kampionat duke zbritur në mesin e tabelës së Ligue 1.

Në qytet situata është e rëndë, tifozët janë irrituar edhe më shumë pas humbjes një ditë më parë ndaj Brestit. Ka raportime se klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin italian Gennaro Gattuso bashkë me stafin e tij. Pritet njoftimi zyrtar për shtyp.

Pas ndeshjes kundër Brest, Gattuso kërkoi falje ndaj tifozëve. “Kemi arritur në fund, – tha ai përpara mediave, – tani është koha të marrim përgjegjësi”.

“Është faji im”, tha ai.

Aventura e Gattusos në Marsejë ka marrë fund pas më pak se 5 muajsh. Dhe vetëm katër ditë para përballjes me Shakhtar Donetsk në Europa League.

Ndërkaq në media kanë nisur aludimet se kush do të jetë pasuesi i Gattuso.

Tv Klan

You may also like