Kaos te Besiktasi! Drejtori sportiv turk jep dorëheqjen, tifozët e skuadrës nga Stambolli nesër në protestë për merkaton

by admin
Spread the love

Kaos në kampin turk të Besiktasit, në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë të Conference League.

Gazetari ynë atje Endi Tufa mëson se drejtori sportiv i skuadrës së Stambollit ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërkohë që tifozët turq nesër do të protestojnë për merkaton e pakënaqshme që kanë bërë deri tani Besiktasit.

Sakaq, nga Stambolli raportihet që për ndeshjen e nesërme të Besiktas ndaj Tiranës, që është planifikuar për të startuar nesër, në orën 20:00, janë shitur 35.000 mijë bileta në stadiumin “Vodafone”, që ka një kapacitet prej 45.000 vendesh.

Nga këto, për tifozerinë bardheblu të Tiranës janë rezervuar 500 bileta.


Top Channel

You may also like