Kanoset bashkëpronarja e ‘First Channel’: I dyshuari tentoi të futet me zor në objekt

by admin
Spread the love

Për herë të disatën, bashkëpronarja e televizionit ‘First Channel’, Antigona Kotorri ka qenë cak i disa personave, të cilët për motive akoma të panjohura kanë tentuar ta frikësojnë përmes kanosjes dhe incidenteve të tjera, siç ka qenë djegia e veturës së saj. Rasti i fundit ka ndodhur pikërisht mbrëmë, kur ka nisur edicioni i dytë i emisionit të quajtur ‘It’s my home’.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për V.M., (emër i njohur për redaksinë), i cili po dyshohet se ka tentuar të futet me forcë brenda objektit, por nuk kishte arritur. Kjo ka bërë që Kotorri ta raportojë rastin, para se të tensionohej situata.

LEXO EDHE KETE

Ngjarja e rëndë ndodhi në Trepç, ka të vdekur

Por i dyshuari, i cili herën e parë nuk arriti qëllimin e tij, pas disa orësh, ka shkuar sërish deri te objekti i televizionit dhe ka tentuar të hyjë por nuk ia doli. Edhe këtë herë ai u ndalua nga sigurimi dhe menjëherë u njoftua Policia.

Përballë kësaj situate, Kotorri ka kërkuar ndihmë nga Policia dhe si rezultat Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Kanosje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se edhe në muajin janar, Kotorrit i ishte djegur tërësisht vetura e saj, që e kishte parkuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë./Botapress.info/

You may also like