Kane: Më kërkuan shumë klube, ja pse zgjodha Bayern-in

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane foli në konferencën për shtyp në prag të debutimit të tij në Champions League me bavarezët kundër Manchester United.

Kane zbuloi se mes klubeve që e kërkuan në verë ishte edhe Manchester United, por shtoi se kalimin te Bayern e dëshironte sepse u treguan më këmbëngulës.

“Nuk e pashë finalen mes Bayern dhe United live në 1999, isha i vogël, por më vonë i kam parë disa herë momentet kryesore. Kur humbet në atë formë, gjithmonë të lë një shije të keqe në gojë dhe jam i sigurt se ende i lëndon fansat, por ne do të mund t’u dhurojmë atyre kujtime të reja. Në verë pata disa diskutime edhe me klube të tjera. Megjithatë, Bayern Munich ishte skuadra që kishte treguar më shumë interes se të gjithë të tjerët, prandaj vendosa të vij këtu. Manchester United është gjithashtu një klub i madh, por unë preferova Bayernin”-deklaroi Kane. /Supersport


Top Channel

You may also like