Kane bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i “Tre Luanëve”, 4 gola larg rekordit të Rooney

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Harry Kane vazhdon të thyejë rekorde me Anglinë. Goli që shënoi në miqësoren me Zvicrën ka bërë që ylli i Tottenham të hyjë në historinë e kombëtares angleze.

Sulmuesi barazoi rekordin e madh të legjendës Sir Bobby Charlton si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Anglisë.

Kane me golin e shënuar në “Wembley” arriti në 48 gola ndërkombëtar, një më pak se fituesi legjendar i Kupës së Botës, Bobby Charlton.

Kjo ka bërë që sulmuesi i “Tre Luanëve” të shkruajë emrin e tij me germa të arta në librin e historisë së kombëtares angleze, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke barazuar rekordin e madh të Charlton me 49 gola.

Wayne Rooney qëndron i pari në krye të listës me 53 gola, vetëm katër gola më shumë se 28-vjeçari, i cili shpejt pritet ta thyej këtë rekord.

You may also like