Kandidati për president të Serbisë: Pavarësia e Kosovës histori e përfunduar në vitin 1999

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim kandidatin për president të Serbisë, nga Partia Republikane, Nikola Sanduloviq.

Ai tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

Ndër të tjerat mes Kurtit dhe Sanduloviqit, u bisedua për tema të shumta.

“U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë. Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit përcjell Klankosova.tv

You may also like