Kandidat për stolin e Barcelonës, ish-trajneri i Bajernit fut mik agjentin izraelit

by admin
Spread the love

Hansi Flik është një nga objektivat e stolit të Barcelonës për sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk është sekret. Ai është një trajner që pëlqehet shumë nga presidenti blaugrana Joan Laporta, i cili ka një qasje të veçantë për trajnerët gjermanë.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, presidenti dhe stafi rreth tij nuk duan të nxitojnë dhe po presin të shohin se si do të zhvillohen ngjarjet.

Ndërkohë, trajneri gjerman ka bërë një hap të rëndësishëm strategjik lidhur me mbërritjen hipotetike të tij në Spanjë. Flik ka ndërruar agjent dhe tashmë përfaqësuesi i tij i ri është Pini Zahavi.

Një ndryshim që mund të interpretohet në një çelës drejt Barçës, sepse Zahavi është një mik i madh i Laportës, si dhe përfaqësues i Levandovskit. Ishte pikërisht Zahavi që bëri të mundur transferimin e polakut nga Bajerni i Mynihut te Barcelona.

Në çdo rast, nuk duhet lënë mënjanë se një tjetër nga objektivat e mundshëm të Flikut është Bajerni i Mynihut, ku thashethemet për largimin e Tuhelit po bëhen gjithnjë e më të forta. E Zahavi, përveç Laportës, ka edhe miq shumë të mirë në klubin bavarez.

Kështu që Flik e ka pozicionuar veten shumë mirë për të luajtur në të dyja portat. Mund të ndodhë që nëse Tuhel largohet përfundimisht, të jetë ai që do të marrë pankinën e Barçës sepse është një tjetër trajner që pëlqehet nga Laporta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like