Kanatlarovski ka shpallur listën e futbollistëve për tre ndeshjet kontrolluese – Shqip

by admin
Spread the love

Seleksionues i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për kategorit U-21, Dragan Kanatlarovski ka publikuar listën e futbollistëve për tre ndeshjet miqësore që do ti zhvilloje në Antalia të Turqisë kundër Letonisë (23 mars), Finlandës (25 mars) dhe Sllovakisë (28 mars), në kuadër të përgatitjeve për fillimin e ciklit kualifikues për kampionatin europian 2024

Në Listën e të ftuarve janë këta futbollist:

Portierë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikoloski (Belasica), Vasko Vasilev (Rio Ave, Portugali);

Mbrojtja: Mario Riçkov (Shkupi), Stefan Despotovski (Rabotniki), Andrej Stojçevski (Zilina, Sllovaki), Imran Fetai (Besa), Reshat Ramadani (Dinamo Kyiv, Ukrainë), Victor Krstevski (Gostivar);

Mesfushorë: Martin Talakov (Podbrezova, Sllovaki), Ivan Nikolov (Bregalnica), Hamza Ramani (Silex), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Gorica, Slloveni), Vane Krstevski (Akademia Pandev), Leonid Ignatov (Shkup), Metodi Maksimov (Shkendia), Behar Feta (Voska), Matej Angelov (Rabotniki);

Reparti i sulmit: Mario Ilievski (Kisvarada, Hungari), Hristian Maleski (Struga Trim Lum), Berat Kalkan (Kasimpaşa, Turqi);

Pas publikimit të listë ai pë faqen zyrtare të FFM-së ka deklaruar”

“Ndeshjet në Antalia janë shumë të dobishme për përgatitje më të mirë për ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian në Sllovaki. Futbollistët e thirrur kanë qenë standard në këtë kombëtare vitin e fundit dhe kanë minutazhë mjaft të mirë në klube. Vasilev, Riçkov, Angelov nga gjenerata e vitit 2004 janë debtues në ekip dhe do të kenë mundësi të tregojnë cilësinë në ndeshjet e ardhshme. “Më vjen keq që për shkak të lëndimit nuk e kemi Kristian Tasevskin, por së bashku me stafin profesional po ndjekim edhe futbollistë të tjerë nga kampionati ynë, të cilët janë lojtarë potencialë të kombëtares dhe që duhet ta forcojnë konkurencën”, tha Kanatlarovski.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like