Kampionati i Atletikës, Luiza Gega siguron Botërorin!

by admin
Spread the love

Luiza Gega në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës! Atletja arriti sot të sigurojë një vend në finalen e Kampionatit në Budapest.

Gega ka qenë pjesë e baterisë së tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, ajo që është kthyer në specialitetin e saj. Një bateri ku kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje në këtë aktivitet dhe hapin e të cilave ajo e mbajti deri në finish, duke dhuruar kohën 9.17.71.

Kjo ishte koha e tretë më e shpejtë në baterinë e saj, që rezultoi të ishte e treta më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve, me Gegën e cila e mbylli vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.


Top Channel

You may also like