Kampionati Europian i Peshëngritjes mbyllet nesër në Tiranë. Flet presidenti

by admin
Spread the love

Prej datës 28 maj në Tiranpë po zhvillohet kampionati europian I peshngritjes, një aktivitet shumë I madh për vendin tonë me pjesëmarrjen e mbi 600 sportistëve.

Por pas cdo organizimi të tillë ka gjithmonë disa të fshehta interesante, përpos punës së madhe që ka bërë federate e peshngritjes shqiptare për aktivitetin. Bëhet fjalë për Antonio Konflitin, presidenti i Federatës Europiane të Peshngritjes, i cili ka marrë këtë post pasi ka udhëhequr federatën e moldavisë së këtij sporti, por origjina e tij italianee lidh ngushtë me Shqipërinë…

Eksperienca e parë shqiptare për mua ka qenë në vitin 2000, kur unë isha këtu si ushtar Italian i forcave të Natos në mbrojtje të kufirit me Kosovën në kohën e luftës. Ajo që më bëri përshtypje që në atë kohë ishte lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë, një lidhje historike në fakt, por një ditë kur shkoja në Shkodër, në rrugën kryesore vija re shtëpiat që kishin të gjitha parabola satelitore dhe pyesja shoqëruesit tanë, për cfarë janë? I përdorin për të parë kanalet televizive Italiane më thoshte.

22 vite më pas Conflitti është katapultuar nga lufta në sport dhe kryesia e federatës së tij është simboli I shprehjes sporti bashkon. Sekretari I përgjithshëm është nga Serbia dhe shefi I thesarit nga Kosova.

Sporti bashkon, aktualisht bota po sheh një tjetër luftë që unë shpresojë që zgjidhje të vijë sa më shpejtë ndoshta dhe nga sporti. Ka shumë konflikte në Botë dhe Europë për fat të keq, mund të përmend këtu konflikti Azerbaixhan-Armeni, Kosove-Serbi, apo Rusi-Ukrainë, por në grumbullime sportistët janë miq. Sa i përket mardhënies me sekretarin apo me shefin e thesarit kemi patur gjithmonë diskutime normale debate pune, asnjëherë sme ka thënë…”ah ti ishe në luftë kundër shtetit tim…”

Si është për ju ky kampionat Europian që zhvillohet këtu në Shqipëri, në Tiranë, si ka shkuar deri më tani?

 Eshtë dicka emocionuese për mua. Shpërndarja e medaljeve është ajo që më më pëlqen më tepër në këtë Europian pasi në vitet e shkuara edhe për shkaqet e dopingut ishin të njëjtat shtete që fitonin, ndërsa këtë herë ka pasur shtete si Serbia apo Danimarka që nuk merrnin medalje prej shumë vitesh. Kjo padyshim është një meritë e tyre për punën e bërë por edhe e jona me kontrollet më të rrepta antidoping.

Ditën e shtunë do të zhvillohet edhe ceremonia e mbylljes së këtij kampionati europian i cili për vendin tonë dha rezultate nën pritshmëritë, me vetëm dy kampionë Europe, Evangjeli Velin në një stil dhe dygarësh dhe Erkand Qerimaj në një stil, ndërkohë që nuk ja doli për shkak të dëmtimit Briken Calja të marrë një rezultat.


Top Channel

You may also like