Kampion me Napoli-n, Osimhen fiton “Topin e Artë” afrikan

by admin
Spread the love

Viti 2023 është në ditët e fundit dhe në këtë moment bëhen edhe një pjesë e bilanceve për vitin që lamë pas.

Së fundmi në Afrikë është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i vitit 2023.

Sulmuesi nigerian i Napoli-t, Victor Osimhen ka marrë “Topin e Artë” afrikan, që i është dhënë 24-vjeçarit nga Konfederata Afrikane e Futbollit.

Pavarësisht që gjatë këtij viti Osimhen ka vuajtur nga dëmtimet, nigeriani fitoi titullin kampion të Serie A me Napoli-n, duke qenë një nga emrat kryesorë të skuadrës që triumfoi në Itali.

Duke lënë pas emra si Onana, Hakimi, Mbemba, Koulibaly, Partey, Anguissa, Kudus, Amrabat, Mane, Salah.


Top Channel

You may also like