Kampet e riedukimit të ujgurëve në Kinë, tortura dhe dhunë e shfrenuar

by admin
Spread the love

Një sërë dokumentesh dhe fotografish që kanë dalë online, kanë zbuluar tmerret me të cilat përballen myslimanët ujgurë në  të ashtuquajturat kampet e riedukimi në Kinës.

Të dhënat autentike, të hakuara prej autoriteteve kineze, zbulojnë politikën e pështirë “qëlloni për të vrarë” për ata që përpiqen të arratisen, ndërsa fotografitë e tmerrshme tregojnë të burgosurit e prangosur duke u torturuar.

Mes të dhënave mësohet se si mijëra ujgurë janë arrestuar me akuza të sajuara për ‘terrorizëm’ për të cilat kanë marrë dënime të rënda.

Zyrtarët e Pekinit, përfshirë ministrin e Jashtëm Wang Yi, kanë pohuar se kampet janë ‘shkolla që ndihmojnë njerëzit të çlirohen nga ekstremizmi’.

Rruga Press

You may also like