“Kam vendosur të kandidoj për kryetar partie”, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së del me njoftimin e rëndësishëm

by admin
Spread the love

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së me vendim të Lulzim Bashës ka shkaktuar mjaft përplasje brenda partisë. Nisur nga kjo situatë dhe nismës që ka ndërmarrë ish-kryeministri Sali Berisha për rrëzimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë., ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka njoftuar sot se ka vendosur që të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Kulluri, tashmë anëtar i thjeshtë i PD-së, shpreson te lëvizja e Berishës për të mbledhur Kuvendin me qëllim hapjen e procesit për kryetar të partisë më të madhe në opozitë që të futet në garë. Por Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi të mbledhjes së Kuvendit kombëtar të PD-së.

You may also like