“Kam thënë dhe u kry”, Jasharaj tregon si ua rriti Thaçi pagat mësimdhënëse

by admin
Spread the love

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka treguar për kohën sa ishte kryeministër Hashim Thaçi dhe se si u mor vendimi për rritjen e pagave të mësimdhënësve.

Jasharaj në “Oxygen Show” tha se SBASHK-u kishte vendosur të tërheqet nga kërkesa e tyre, por se Thaçi insistoi në rritje të pagave.

“Në atë kohë, kemi kujtime të mira, kur ishte kryeministër Thaçi, pagat ishin tmerrësisht të ulëta, Thaçi nisi me ngritje, madje me ngritje kogja kapitale. Ne shkuam të lusim, pasi atë kohë thanë që po shkon FMN-ja, thamë 50 nuk po i marrim mos te marrim në qafë Kosovën. Shkuam i thamë kryeministër ne po lshojmë pe, mos të jetë 50, tha a je ti me i mbrojtë arsimtarët, tha kam thënë dhe u kry. Ai kur e thoshte fjalën, e thoshte…Te arsimi ka qenë konkret, na e ka bërë pagën dinjitoze”, ka thënë ai.

Sa i përket kryeministrit aktual, Albin Kurti, Jasharaj ka thënë se me këtë të fundit nuk ka pasur asnjë takim, ani pse besonin në programin e tij.

“Kur e kemi lexu programin e Kurtit kemi thanë haj zot shyqyr, paska program social, mbështetje për sindikatat, na veç kemi me çelë gojën, por po bëhet një vit dhe asnjë takim”, ka thënë ai.

Ndiqni videon nga minuta e 35:00-të.

You may also like