“Kam shpenzuar energji për të gjetur zgjidhje”, Onana reagon pas përjashtimit nga Kameruni  

by admin
Spread the love

Andre Onana nuk është më pjesë e Kombëtares së Kamerunit për Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Portieri i Interit kundërshtoi zgjedhjet e trajnerit të tij te Kameruni dhe u përjashtua menjëherë nga skuadra që në ndeshjen ndaj Serbisë e cila u ndal në barazim 3-3. Pas ngjarjes dha verdiktin e tij fillimisht trajneri Rigobert Song i cili u shpreh se Onana kërkoi të largohej menjëherë nga skuadra dhe se drejtuesit e Kamerunit e pranuan kërkesën, por duke i lënë derën hapur në rast ndryshon sjellje.

Ndërkohë që së fundmi ka reaguar edhe vetë Andre Onana i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale hodhi më shumë dritë mbi situatën e ndodhur. “Dua të tregoj mbështetjen për vendin tim dhe Kombëtaren. Dje nuk mu lejua që të isha në fushë për të ndihmuar Kamerunin, siç bëj gjithmonë, për të arritur objektivat e ekipit. Unë gjithmonë jam sjellë në një mënyrë të mirë për të udhëqehur ekipin drejt suksesit”, u shpreh fillimisht gardiani i portës së Interit.

Onana megjithatë ndryshe nga trajneri i tij, shprehet se nuk ka pasur asnjë përpjekje nga ana e drejtuesëve të Kamerunit për ta mbajtur në skuadër.

“Kam shpenzuar shumë energji për t’i gjetur zgjidhje një situate një futbollist e përjeton shpesh, por nga krahu tjetër nuk ka pasur asnjë përpjekje. Disa momente janë të vështira të pranohen. Megjithatë, unë gjithmonë i respektoj dhe mbështes vendimet që marrin njerëzit e vendosur në krye për të udhëhequr ekipin dhe vendin drejt suksesit”, tha ndër të tjera Andre Onana. /oversport.tv

You may also like