“Kam qarë gjithë javën”, Ribery pas tërheqjes: Bëhem trajner për të qëndruar pranë futbollit!

by admin
Spread the love

Franck Ribery lajmëroi tërheqjen nga futbolli në moshën 39-vjeçare, teksa eksperienca e fundit e francezit ishte me Salernitanën në Serie A.

“Në këtë javë kam qarë shumë, por ishte e bukur gjithsesi, e kalova me shokët e skuadrës dhe pranë drejtuesve të klubit. Futbolli më ka dhuruar gjithçka, ishte bukur por tashmë erdhi momenti për të ndaluar.

Por, nuk kam shumë kohë për t’u menduar pasi do të nis menjëherë të mësoj rreth rolit të trajnerit. Është ende herët të flasim se çfarë trajneri do të jem, por më pëlqen kjo detyrë edhe për faktin se më lejon të jem pranë fushës dhe pranë futbollit. Do të më pëlqente të trajnoja Salernitanën një ditë, pasi këtu të gjithë më duan”, u shpreh Ribery.


Top Channel

You may also like