Kam marrë kërc*nime pas daljes nga Big Brother

by admin
Spread the love

Qetsor ka zbuluar se ka marrë kërcënime në rrjet nga ndjekësit e “Big Brother VIP”, por theksoi se kjo ka ndodhur edhe ndaj fëmijëve të tij.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Qetsori tregoi: “Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar.

Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind.

Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet.

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”.

You may also like