Kam frikë t’i flas Kejvinës se mos më godet

by admin
Spread the love

Moderatorja Kiara Tito, e cila është bërë së fundmi pjesë e Big Brother VIP 2 është një nga banoret më të komentuara të momentit. Ditën e sotme ajo është përfshirë në disa debate brenda shtëpisë me disa nga banorët, teksa gjatë pasdites ajo ka shpërthyer në lot pas një loje të dhënë nga Vëllai i Madh.

Ajo duhet të luante rolin e avokates së Luizit, në debatin që ai ka pasur me Kejvinën, por reagimi i tepërt dhe me ofendime e ton të lartë zëri nga ana e modeles e ka shqetësuar dhe frikësuar Kiarën, e cila është detyruar të lërë lojën në gjysmë e të qajë në dhomë.

“Nëse ka një njeri që i thotë gjërat e drejta ashtu siç janë ajo jam unë. Nuk kam mbrojtur Luizin në këtë rast se po japin mesazhe të gabuara për mua, nuk jam kundër vajzave. Nëse shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua. Ndaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën pavarësisht se kam shumë gjëra për t’i thënë.

Nuk dua se më ndyhet imazhi. Çohet Amosi dhe thotë se ajo reagoi mirë. Po si mund ta pranosh dhunën, si mund t’i pranosh shpullat. Kjo është më e tmerrshmja. Nuk i flas dot se kam frikë. Nuk dua të lë skena televizive. Më shantazhon- ka thënë ndër të tjera Kiara.

You may also like