Kalulu: Mësoj nga legjendat si Maldini, ky Milan është një grup fitues

by admin
Spread the love

“Kur hyra për herë të parë në Milanello kuptova që jam një futbollist i Milanit. Maldini është një figurë e rëndësishme për të gjithë ne dhe gjithmonë mundohem të mësoj diçka nga njerëzit që kanë bërë historinë e këtij klubi”, ka thënë Pierre Kalulu në një intervistë për kanalin në YouTube të “StarCasino Sport”.

“Pioli na qëndron shumë pranë dhe për mua do të jetë gjithmonë një trajner ndryshe nga të tjerët. Edhe Bennacer më ka ndihmuar shumë kur erdha dhe ka qenë pika ime e referimit”, ka shtuar mbrojtësi i Milanit.

“Pas disa paraqitjeve me skuadrën kombëtare U21, objektivi im është që të luajë me ekipin e Francës dhe për të arritur këtë duhet të tregoj vlerat e mia te Milani.

Në mesjavë na pret derbi në Kupën e Italisë dhe ne jemi gati për gjithçka. Puna dhe dëshira për të fituar e bëjnë këtë skuadër një grup fitues”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi francez i Milanit. / Oversport.tv

You may also like