“Kaluam momente shumë të…” Alfio bën veprimin e papritur pas ndarjes nga Fatma

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë, kuzhinieri i njohur shqiptar, Alfio Rrotani konfirmoi ndarjen nga gazetarja dhe moderatorja e mirënjohur, Fatma Methasani. Pas lajmeve që qarkulluan për disa ditë me radhë në mediat online, Alfio vendosi të reagojë përmes një statusi në rrjete sociale, ku deklaronte se ai dhe moderatorja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej një viti.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”- shkruante në postimin e tij në rrjete sociale Alfio Rrotani, duke shuar kështu edhe thashethemet për një tradhëti të mundshme nga ana e kuzhinierit.

Mirëpo, së fundmi, Alfio ka vendosur të bëjë veprimin e papritur, duke na treguar kështu se ndarja është përfundimtare dhe nuk ka më kthim pas. Ai ka publikuar foton e motorit të tij personal, teksa “i jep lamtumirën”, pasi si duket ka vendosur ta shesë. “Bye bye”- shkruan Alfio krahas fotos së postuar në rrjete sociale.

E nëse nuk ju kujtohet, ky motor nuk është një mjet dosido, por është dhurata që Fatma i bëri para pak vitesh partnerit të saj. E gjatë asaj kohe, kuzhinieri shkruante në rrjetet e tij sociale: “S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve t’mi’ … Të dua”!. Çifti u ndanë pas thuajse 5 vitesh lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa janë edhe prindër të një djali, Noah.

You may also like