Kallëzimi për foshnjën e humbur në Klinikën Gjinekologjike i rremë, gruaja është privuar nga liria

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me PThP-Shkup, ka zbardhur rastin e një fëmije të dyshuar të zhdukur në Qendrën Klinike dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë nga L.A., njoftojnë nga policia, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura nga Njësiti për Krime të Dhunshme në SPB-Shkup dhe në konsultim me PThP-Shkup. Janë bërë kontrolle të hollësishme në sistemin e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike të Shkupit për pacientët e pranuar, dhe është konstatuar se L.A për herë të fundit është hospitalizuar në vitin 2019. Kontrolle janë bërë edhe në sistemin e Klinikës së Fëmijëve dhe nuk është vërejtur asnjë fëmijë i porsalindur, siç ka raportuar L.A.”, thonë nga MPB.

Nga aty, shtojnë se kontrolle janë bërë edhe te mjeku amë i L.A. dhe është konstatuar se ajo është ekzaminuar më 08.03.2023, ku mjeku ka konstatuar se L.A. nuk është shtatzënë.

“Me mjekun është zhvilluar një bisedë dhe nga provat e grumbulluara është konstatuar se kallëzimi i L.A. është i rreme. Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë L.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Komisariat për trajtim të mëtutjeshëm”, shtoi MPB.

Një pjesë e mediave mbrëmë raportuan se ka pasur denoncim në polici për një foshnjë të humbur në Qendrën Klinike. Gjegjësisht, sipas asaj që raportuan mediat, duke iu referuar një raportimi të prindërve, foshnja është zhdukur kur është transferuar nga Klinika e Gjinekologjisë në Klinikën e Fëmijëve. Klinikat dolën menjëherë me informacion se nuk kishin regjistruar një pacient të tillë. Lajmi për një foshnjë të humbur të dyshuar shkaktoi ankth publik.

MARKETING



You may also like