Kallëzim penal për dy policë të Maqedonisë për ryshfet

by admin
Spread the love




Prokuroria Themelore Publike për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me institucionet e hetimit parashtroi kallëzim penal kundër A.V dhe N.S, të punësuar në Stacionin Policor “Qafthanë”.
Sipas prokurorisë, i pandehuri i parë dyshohet për ryshfet, ndërsa i pandehuri i dytë ka kryer veprën penale “punë me pakujdesi”.

“Më 13.05.2023 në vendkalimin kufitar Qafthanë, nga shoferi i cili drejtonte autobusin me targa malazeze, për të cilin nuk ka pasur karton të gjelbër të vlefshëm, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet prej 70 eurove, ndërsa i dyti ka lëshuar automjetin pa karton të gjelbër dhe i ka mundësuar hyrje në RMV”, thuhet në raportin policor.

Policët janë arrestuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.


You may also like