Kallaku: Dua të bëj sa më mirë me Tiranën, që më pas të rikthehem në kombëtare

by admin
Spread the love

Një nga lojtarët që spikati në sfidën kundër Kastriotit dhe shënoi një gol për Tiranën, Sherif Kallaku ka folur për Oversport.

“Jam i lumtur kur ekipi shënon, sigurisht jam i kënaqur edhe për golin tim. Kastrioti? Kur goli vjen shumë shpejt neve lojtarëve na jep më shumë siguri. Prisnim një ndeshje të fortë, por luajtëm mirë dhe arritëm të shënonim tre gola që në pjesën e parë.

Dëmtimi? Nuk besoj se jam zëvendësuar nga ndërhyrja tek penalltia. Por kam disa kohë që vuaj nga muskujt e barkut dhe shpresoj që të rikuperoj plotësisht.

Kalendari? Na presin dy sfida shumë të rëndësishme dhe shpresoj që të kemi një ecuri pozitive.

Kombëtarja? Nuk dua të shoh aq larg për momentin. Dua të bëj sa më mirë për Tiranën, që më pas të kap kombëtaren. Nuk jam në formën tim optimale, por punoj dita-ditës që të arrij formën më të mirë dhe më pas mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë Kallaku. / Oversport.tv

You may also like