“Kalkulimet janë ende larg numrit të saktë të viktimave ”

by admin
Spread the love

Në një lidhje direkte nga Turqia në edicionin qendror të lajmeve në Klan Maqedoni ishte gazetari i rrjetit televiziv TRT World, Abdylvehab Ejupi, i cili raportoi për të rejat e fundit me situatën pas tërmetit në shtetin turk.

Ejupi tha se numri i të vdekurve deri tani ka kaluar 1650 vetëm në Turqi, ndërsa sipas kalkulimeve pritet që ky numër të rritet ende. Por sipas Ejupit, ky numrë nuk pritet të jetë më shumë se pesëshifror. Ndoshta mund të ketë deri në 5 mijë viktima, por kalkulimet janë ende larg, duke marrë parasysh se situata e rëndë paraqitet edhe në anën e Sirisë.

Numri total i viktimave për të dyja vendet, ndoshta mund të arrijë 10 mijë, përcjell Shqip.

Për më shumë ndiqeni komunikimin e Zekirja Mexhitit me Abdylvehab Ejupi!

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like