Kafshimi nga qentë endacakë vlerësohet me pikë për dëmshpërblime – Shqip

by admin
Spread the love

Kompensimi nga Buxheti i Komunës së Tetovës

Nëse qytetarët e Komunës së Tetovës kafshohen nga qen endacak do të grumbullohen pikë, në bazë të cilëve, sic njofton KlanM, më vonë do të merret edhe kompensim në të holla.

Kështu thuhet në Rregulloren e Komunës së Tetovës, ku konstatohen kriteret e vlerës së kompensimeve për qytetarët që do të kafshohen nga qen endacak.

Kafshimi nga qentë endacak, sic njofton KlanM, nënkupton kafshimin dhe gërvishtjet e shkaktuara në trupin e të dëmtuarve. Varësisht llojit, nëse është kafshim I rëndë, mesatar apo gërvishtje, fitohen 15, 10 dhe 5 pikë. Po aq pikë fitohen varësisht numrit të kafshimeve. Në rregullore parashihen pikë edhe për frikën e shkaktuar.

Sipas moshës së të lënduarit, më së shumti pikë – 15, fitojnë fëmijët deri 15 vjec dhe personat mbi 65 vjec.

Sipas rregullores, cdo qytetar I kafshuar do të ketë propozim-marrëveshje dhe mundësi kompensimi.

“Ata që do të kafshohen nga qen endacak dhe do të grumbullojnë deri 40 pikë do të kenë mundësi komepnsimi nga 30.000 deri në 50.000 denarë. Nga 41 deri 60 pikë kompensimi është maksimalisht 70.000 denarë. Ata që do të grumbullojnë nga 61 deri 80 pikë kompensimi është deri 90.000 denarë, kurse mbi 80 pikë kompensimi maksimal është 100.000 denarë”, thuhet në Rregullore.

Pagesa e kompensimit, sic njofton KlanM, do të jetë nga buxheti I Komunës, kurse shuma do të përcaktohet nga një komision I posacëm për kompensimin e dëmit, në të cilin, përvec të punësuarve në Komunë janë mjekë, traumatologë dhe mjek psikiatër. /KlanMacedonia

You may also like